Kosovë, 17 ushtarë amerikanë në hetim

17 oficerë dhe nënoficerë të Gardës Kombëtarë të SHBA-së janë nën hetime për kohën e shërbimit të tyre në Kosovë. Hetimi ndaj tyre duket se do të marrë kohë të paktën edhe një muaj, ka thënë një zëdhënës i misionit në Kosovë.
"Hetimet janë në rrugë e sipër", ka thënë kapiteni Joy Staab, zëdhënësi i Batalionit Shumëkombësh të Lindjes në Kosovë. "Është një hetim i gjerë dhe duhet kohë për të ardhur deri tek faktet që të dalim me rezultatin përfundimtar".
Hetimet ndaj amerikanëve nisën pas akuzës së bërë ndaj tyre nga ana e një ushtari amerikan më 23 shkurt, për sjelljet e tyre gjatë misionit në Kosovë.
Sipas mediave amerikane, abuzimet kanë qenë të karakterit fizik dhe psikologjik, transmeton.
Përderisa hetimet vazhdojnë ende, të dyshuarit janë larguar nga shërbimi në mission, deri në përfundim të tërësishëm të hetimeve.