Sheshel në spital, shtyhet gjykimi

I akuzuari për krime lufte në Tribunalin e Hagës, Vojisllav Sheshel është shtruar në spital të premten, duke shtyrë për të paktën dy ditë, procesin e përmbylljes së gjykimit të tij.
Zëdhënësja e Tribunalit Nerma Jelaçiç konfirmoi se Sheshel gjendet në spital.
Politikani nacionalist serb gjendet në paraburgim, që kur u dorëzua tetë vjet më parë.
“Mund të konfirmoj se Sheshel është transferuar në një objekt spitalor civil. Nuk mund të ofroj detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore”, ka thënë Jelaçiç.
Sheshel akuzohet për krimet e kryera gjatë luftërave në ish Jugosllavi në vitet e 90-të.
Ndërkohë Prokuroria ka kërkuar 28 vite burgim për të.