Ndotja, disa plazhe rrezikohen të mbyllen

Edhe pse aksionet e pastrimit të plazheve nga ndotja vijojnë, disa prej tyre rrezikojnë të jenë të ndaluara për pushuesit. Taskoforca e ministrisë së mjedisit dhe e drejtorisë rajonale janë përqëndruar në Golem, plazh ky i konsideruar si njolla e zëzë në hartën e bregdeteve.
Drejtori i kontrollit të mjedit Alfred Deshati thotë se janë vendosur gjoba në 6 subjekte deri në shifrën 1 milion lekë ndërsa në përfundim të aksionit do të shihet nëse në këto plazhe duhet apo nuk duhet të këtë pushues.
Sipas raporteve të para për këtë sezon turisik, Golemi i Kavajës është më i ndoturi, Durrësi dhe Vlora janë problematikë ndërsa jugu i Shqipërisë është më i favorshëm për të pushuar. Në listën e plazheve të pastra renditet plazhi i Orikumit, Dhërmiut, Himarës dhe Borshit.
Zona e Currilave, që nga viti i kaluar është konsideruar si më i ndoturi, tashmë është i pastruar dhe pushuesit mund të jenë të qetë. Po kështu, sipas autoitetve mjedisore edhe për Durrësin edhe për Golemin po punohet që në 2013 të hiqen nga harta e bregdeteve më të ndotura.