E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja një rrugë e paasfaltuar zoti kryeministër!

Share

Sot anembanë vendit janë në ndërtim dhe ne përfundim mijëra kilometra rrugë. Një kundërshtar i yni do të thoshte se udhëtova kudo për të gjetur rrugë të paasfaltuara, por nuk gjeta. Kështu shprehej kryeministri Berisha dy ditë më parë.

E vërteta është ndryshe në fakt. Rrugë të paasfaltuara ka ngado dhe madje akse të rëndësishme, si ajo Lushnjë-Berat. Rruga është lënë në mëshirë të fatit, edhe pse ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, shprehej dje se po punohet për ndërtimin e një rruge të re.

Por, deputeti socialist i zonës së Beratit, Erion Braçe, shprehet se nuk ka asnjë gjurmë rruge apo punimi për ndërtimin e një rruge të re.

Ministri i Transportit, Sokol Olldashi, tha dje se rruga aktuale Lushnjë- Berat është ajo që ka lënë PS, ndërkohë që ai po bën “rrugën e re” Lushnjë- Berat.

Ja fakti, shiheni “rrugën e re”! Isha tani, në 4 kilometra spunon kërkush. Gjurma thjesht është gërmuar dhe aty këtu është hedhur pak çakull!!

Nuk ka para, domethënë nga 4.2 milion dollarë, nuk është paguar as 30 përqind.

Pra, ministër këtu ska rrugë e punë në rrugë.

E dyta, rruga aktuale nuk ka qenë kështu! Ka 8 vjet që po shkatërrohet, sepse nuk po ïnvestohet’ as për të hedhur zift!!

Meqë Berisha kërkonte prova që ka rrugë të shkatërruara, ja ku është e shkatërruar dhe tjetra e papunuar, shprehet deputeti socialist.

Rruga Lushnje-Berat

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›