E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kundër Importit të Plehrave u shkruan deputetëve: Miratoni një moratorium, vendi po shkon drejt katastrofës

Share

Aleanca Kundër Importit të Plehrave u kërkon deputetëve të Shqipërisë që të miratojnë një moratorium kundër importit të plehrave. AKIP thotë se vendimi për të shtyrë referendumin kundër importit të plehrave ishte absurd, ndërsa shton se deputetët kanë në dorë të mbrojnë jetën e shëndetin e popullit duke mos lejuar importin e plehrave. AKIP thotë se ditët e fundit ka një vërshim të kërkesave për importim plehrash në Shqiëpri.

 

DEKLARATA

Vendimi i KQZ për mos përcjelljen e kërkesës së firmëtarëve të referendumit drejt Presidentit të Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese deri më 3 Janar 2013, është absurd dhe me dashje i interpretuar në mënyrë të gabuar.

Në besim të mbi 60 mije firmëtarëve pro referendumit kombëtar për anulimin e neneve të importit të mbetjeve, Ju bëjmë thirrje  të mos lejoni që vullneti i tyre të nëpërkëmbet dhe injorohet.

Si përfaqësues te tyre ne Kuvend, Ju kërkojmë  të inicioni shpalljen e një moratoriumi  të importit të mbetjeve, (nenit 22/3 dhe 48 te Ligjit nr 10443 Për Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve), deri kur populli te shprehet me anë te votës në referendum.

Sot Shqipëria po lëngon nga mbetjet e bëra mal gjatë 20 viteve te fundit. Sikur te mos mjaftonte kjo, javët e fundit kanë vërshuar drejt Ministrisë së Mjedisit kërkesat për lejet për mijëra ton import mbetjesh qe do shkojnë drejt Shupenzës,  Devollit, Kavajës, Beratit dhe Tiranës etj.

Kësisoj vendi po shkon drejt një katastrofe te pashmangshme e te pariparueshme ekologjike dhe sociale, me pasoja shumë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë sot e ne te ardhmen.  

Te nderuar Përfaqësues të Popullit! 

Ndaloni importin e mbetjeve!

Çdo ditë vonese është në dëm te jetës dhe shëndetit te popullit shqiptar.

Vendosni moratoriumin për importin e mbetjeve!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›