Ndotja e lëkures, Dermatologët: Më shumë kujdes, veçanërisht fëmijët
Tiranë- Dermatologët japin alarmin për efektet e ndotjes në lëkurën e njeriut, veçanërisht tek fëmijët. Këto janë më te rriskuarit nga efektet negative të ndotjes dhe sipas dermatologëve fëmijët kanë shfaqur simptoma të agrazuara të ekzemave.
Problematike shfaqet edhe tharja e lëkurës për shkak të elementeve të yndyrshëm të ndotjes. Ndërkaq dermatologët këshillojnë nënat që të kujdesen që në veshjen e tyre. Po ashtu të rriturit nuk ngelen jashtë zonës së riskut, prandaj mjekët rekomandojnë më shumë kujdes me lëkurën duke nisur që nga pastrimi e deri te trajtimi me shumë kujdes.
Vendi ynë mbetet një ndër vendet me nivelin me te larte te ndotjes, pasojat e së cilës ndikojnë direkt në shëndetin e qytetarëve. Efektet negative në organizëm edhe pse nuk ndihen menjëherë, janë shpeshherë fatale, nisur që nga shkurtimi i jetëgjatësisë me 2 3 vjet, deri te shkaktimi i sëmundjeve të pashërueshme.
Shkrime të tjera me interes: