E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesi i integrimit, Berisha: Në rrugë të mbarë, i bazuar mbi merita

Francë- Angazhim për reforma që po ecin me hapa pozitiv si dhe një dialog mes mazhorancës dhe opozitës, kështu e ka cilësuar situatën politike në vend kreu i qeverisë, Berisha gjatë një interviste të dhënë për TV5 Monde në Francë. Duke shtuar se vetëm vota e shqiptarëve do ta largojë atë nga politika.

Në emisionin televiziv Linvite, Berisha pyetjes së kur mendon se Shqipëria do të futet në BE i është përgjigjur se procesin e konsideron tëresisht të bazuar në performance dhe meritë dhe se nuk është natyra e tij të japë premtime me data.

Jemi të angazhuar për reforma, të cilat në realitet po ecin mjaft mirë. Ka një dialog mes mazhorancës dhe opozitës dhe situata është normale- deklaroi berisha gjatë intervistës.

Sipas Berishës opozita ka qënë ajo që ka penguar dy vitet e fundit procesin e integrimit të vendit, por që sipas tij e mori përgjigjen e saj në zgjedhjet e 8 Majit, ku fitoi mazhoranca.

Persa i përket çështjes së turizmit, për të cilen gazetari i drejtoi pyetje, kryeministri Berisha deklaroi se çdokush që ka bërë pushime në Shqipëri nuk është larguar i zhgënjyer.

Besoj se turizmi ka njohur bumin më të madh që vendi ka njohur ndonjëherë. Udhëtimi në Shqipëri po bëhët një udhëtim endrrash. Bregdet i bukur, peizazhe, mikpritje dhe ushqim i shijshëm. Askush nuk është zhgënjyer nga pushimet në Shqipëri. Ftesa ime është të vini në Shqipëri- u shpreh kreu i qeverisë shqiptare Berisha.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Marrëveshja PS-PD, Berisha: Në interes të integrimit të vendit
  2. Sahin-Berisha: Investimet turke në Shqipëri, janë rritur
  3. BE-Topi: Integrimi i vendit, mbi merita dhe performancë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›