Deklarata për Ramën, Daul: Skam fyer njeri, sinqerisht kërkoj falje
Bruksel- Kreu i grupit të djathtë të PPE-së, Joseph Daul ka kërkuar falje të gjithë personave që janë prekur nga deklarat e bëra nga ai drejtuar kreut të opozitës shqiptare Edi Rama.
Duke theksuar se ai thjesht mbron principet demokratike dhe integrimin europian të Shqipërisë.
Nuk kam mbeshtetur dhe nuk mbeshtes kurre aksionet kriminale. Ajo qe une mbroj eshte integrimi europian i Shqipërise dhe i principeve demokratike- ka shkruar Daul në rrjetin e tij në Facebook.
Por pas reagimit të shumë shqiptarëve, kreu i grupit të djathtë të PPE, Joseph Daul i është përgjigjur komentëve të shumta.
Edhe njeherë, une nuk mbështes asnje kriminel. Nese kam fyer njeri, une sinqerisht kerkoj falje- është përpjekur të shpjegohet përmes komentit të tij Daul.
Daul dy ditë më parë në konferencën e 20-të të partive të djathta, pas fjalës së kryeministrit shqiptar, Sali Berisha mesohet të jetë shprehur në drejtim të kreut të PS-së Rama me këto fjalë:
Miku im Berisha! Të falenderoj për gjithë punën që ke bërë për të ndaluar gjakderdhjen. Ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa netë pa gjumë së bashku me kryetarin socialist, që disa thonë se ndoshta është pak i sëmurë. Me Martin Shulc dhe bashkë me ty, në sajë tënde, ne kemi arritur të ruajmë shumë jetë njerëzore dhe të respektohen të drejtat e njeriut. Meqenëse ti ke dhënë këtë kontribut për vendit tënd, ti e meriton këtë duartrokitje zoti Berisha- deklaratë e cila ngjalli reagime të shumta të jo vetëm tek përfaqësuesit e politikës por edhe tek qytetarët shqiptare.
Shkrime të tjera me interes: