E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja në Elbasan, qytetarëtprotestë për vendosjen e filtrave

Të tjera rreth shkrimit Mato: Qyteti i dënuar me vdekje VIDEO/Mato: Po bëhet fushatë për të prishur mjedisin Mjedisi, ministria asnjë raport që prej 2010 ELBASAN- Një grup qytetarësh i janë bashkuar shoqatës “Reago” në një protestë në qyetin e Elbasanit me moto “Stop ndotjes kancerogjene”. Protestuesit janë mbledhur pata uzinës së shoqërisë “Kurum”, duke bllokuar hyrjen e mauneve në uzinë.
 
Niveli i lartë i ndotjes në këtë qytet, sidomos nga tymrat e emetuara në ambient nga fabrikat që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e ish-metalurgjikut.
 
Sipas protestuesve në fabrikat e “Kurum” dhe “Ferrokrom”, nuk kanë vendosur filtrate e nevojshëm për mos emetimin e gazrave të dëmshëm në mjedis.

Aktivistët e shoqatës “Reago” i bëjnë apel organeve shtetërore të ndërhyjnë duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve, shëndetin e tyre, si dhe të respektohet mjedisi si përparësi kombëtare.

Ata kanë bërë thirrje: “Respektoni ligjet ose përgjigjuni para tyre”.

Një ditë më parë, I ftuar në Tv “A1 Report”, kreu i grupit “Ekolëvizja”, Xhemal Mato, tha se kompanitë zgjedhin të mos vendosin filtrat pasi kanë kosto të mëdha, në dëm të shëndetit të qytetarëve.
 
Në qytetin e Elbasanit niveli i ndotjes është në shifra të larta, edhe pse së fundmi nuk janë bërë monitorime nga institucionet përgjegjëse për evidentimin e situates.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›