E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Agjencia e Mjedisit merrmasa për ndotjen akustike

VLORE- Përgjatë sezonit turistik Agjencia Rajonale e Mjedisit, në Vlorë do  të zbatojë të gjithë masat për parandalimin e ndotjes akustike. Kreu i kësaj agjencie thekson se te gjitha diskotekat, lokalet dhe subjektet kryesisht verore, që gjenerojnë muzikën mbi decibelin e lejuar, si dhe të tjera subjekte që krijojnë zhurma, do të jenë në qendër të vëmendjes së grupeve të terrenit.
 
“Akti normativ mbi diskot dhe mbi mjetet e tjera që gjenerojnë zhurmë është në fuqi, por këtë vit akoma nuk kemi filluar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare për arsye se vetë koha nuk ka mbajtur dhe nuk ka pasur shqetësime nga qytetarët. Dhe nga ana jonë nuk ka filluar ende monitorimi për arsye se nuk ka pasur pushues përgjatë vijës bregdetare", u shpreh Geron Gurbardhi.
 
Vitet e fundit, diskotekat në brendësi të vijës së verdhë kanë krijuar probleme, e për këtë është punuar që mos të gjenerojnë muzikë të lartë pas mesnatës.
 
Edhe këtë vit mendohet të ketë një bashkëpunim me Policinë e Shtetit , ashtu siç ka ka ndodhur edhe vitet e mëparshme.
 
Sipas Gunbardhit, do të vijojnë kontrollet në zbatimin e këtij akti normative.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›