E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndotja në brigjet e lumit Kir, banorët kërkojnë të merren masa për largimin e mbetjeve

Një fenomen shqetësues po kthehet në problem mjedisor dhe social pranë lumit Kir, në zonën ku ndodhen Varrezat e Dëshmorëve.

Banorët shprehen se brigjet e lumit po mbushen me mbeturina të ndryshme, nga plastika dhe kutitë deri te mbeturinat e rënda të ndërtimit, të hedhura nga individë të papërgjegjshëm.

Ky akt jo vetëm që ndot ambientin dhe ujërat e lumit, por cenon edhe vlerat morale e respektin për vendin ku prehen Dëshmorët e Kombit.

“A ka kush mik e tokë që ta na gjejë një rrugëzgjidhje?“

“Të tëra vijnë e i hedhin natën.“

“Jemi 100 familje nga këtu e deri atje matanë. Maksimumi dy kilometra rrugë. Këtu familjet kanë fëmijë, jetojnë. Si mund të jetohet në këtë gjendje?“

Banorët e zonës kërkojnë vendosjen e kontejnerëve të mbeturinave dhe rritjen e kontrolleve për të parandaluar hedhjen e tyre në brigjet e lumit.

Ky fenomen nënvizon nevojën e ndërhyrjes së menjëhershme dhe të veprimeve konkrete nga autoritetet lokale e qytetarët për të mbrojtur një nga zonat më të rëndësishme historike dhe natyrore të komunitetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›