Ndotja ngre krye në mes të qytetit, mbeturinat hidhen edhe kështu (FOTO)
Tiranë- Zgjedhja e rrugës më të shkurtër për të braktisur mbeturinat është shndërruar në gangrenën e mjedisit.
Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes imazheve të fotografisë sot sjellim në vëmendje të lexuesit tonë hedhjen skandaloze që banorët, bizneset apo kalimtarët e zonës kanë prodhuar me braktisjen e mbeturinave.
Siç duket edhe në këto dy imazhe një pusetë pa kapak është tejmbushur në mënyrë skandaloze, që në këtë verë më temperatura afrikane është shndërruar në një vatër infeksionesh.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të denoncojë ndotjen përmes fotografisë, duke na sjellë imazhe në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com.
Ndotja skandaloze