E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja pezullohen demontimet ne Zgare

Publikohen monitorimet Elbasani ende larg normave te BE-se. Flet drejtori i Agjencise Lumi Shkumbin totalisht i ndotur

Agjencia e Mjedisit ben te ditur se eshte komunikuar me Ministrine e Mbrojtjes por ende ska asnje reagim


ELBASAN - Per here te pare ne nje relacion te plote mbi ndotjen Agjencia e Mjedisit ne Elbasan ka publikuar monitorime alarmuese mbi ndotjen nga djegia e mbeturinave automjetet dhe industria. Jane vene gjoba ndersa pertej fjaleve eshte vendosur edhe pezullimi i demontimeve ne poligonin e Zgares.


Shkak ka qene fakti se ai nuk ishte pajisur me leje mjedisore. Sipas kreut te Agjencise Rajonale Adi Madhi njesite vendore dhe institucionet nuk pajisen me leje medisore.


Ai u shpreh se kjo eshte nje detyre kryesore e institucioneve vendore te cilat rrezikojne gjoba te majme nese brenda nje afati te caktuar nuk aplikojne per kete procedure. Madhi solli shembullin e poligoneve te Zgares. Ai tha se poligonit per demontimin e municioneve i eshte bllokuar aktiviteti pasi nuk disponon leje mjedisore.


Kemi vendosur pezullimin e aktivitetit te demontimit ne malin e Zgares pasi nuk disponohej leje dhe ishte kthyer ne nje problem per banoret. Tronditjet dhe zhurmat degjoheshin deri ne qytetin e Librazhdit. Me gjithe nderhyrjet tona te njepasnjeshme prane Ministrise se Mbrojtjes lidhur me kete poligon ende nuk ka filluar procedura per leje mjedisore. Demontimi eshte kthyer ne problem shqetesues per komunitetin ne drejtim te zhurmave dhe demtimeve neper shtepi behet e ditur ne raportin e hartuar.


Djegia e plehrave dhe gjobat


Kjo agjenci ben te ditur se gjate muajit korrik jane bere monitorime ne kater pika te banuara ne afersi te fushes se grumbullimit te mbetjeve urbane dhe ne largesi 2 kilometra nga ajo.


Ne baze te ketij monitorimi rezulton se lenda e grimcuar pezull eshte rritur nga 0350 mg/m3 deri ne 680 mg/m3 gjate djegies ndersa grimcat e respirueshme te pluhurit ne ajer PM10 nga 150 kur djegia nuk eshte e aktivizuar ne 375 gjate djegies oksidi i karbonit shkon nga 11.7 ne 70.2 mg/m3 dioksidi i squfurit nga 35 deri ne 87 ndersa bloza nga 150 ne dite te zakonshme ne 380 mg/m2 kur zjarri ne fushen e grumbullimit vazhdon. Sipas ketij raporti procesi jo i plote i djegies emeton nje sere helmesh shume te rrezikshme per organizmin per te cilat nuk ka aparatura monitorimi.


Nisur nga keto te dhena monitoruese per zbatimin e ligjshmerise mjedisore Agjencia e Mjedisit ka gjobitur Bashkine Elbasan me 1 milion leke. Gjithashtu sipas tij jane gjobitur edhe kater subjekte te tjera me vlera nga 1 milion deri ne 50 mije leke.


Kerkohet zgjidhje per mbetjet spitalore


Raporti thekson se Fusha e Mbetjeve nuk eshte vetem nje burim ndotes per ajrin por edhe per ujin. Lengjet ndotese te prodhuara nga dekompozimi i mbetjeve organike dhe nga shira depertojne ne ujerat e lumit Shkumbin dhe kullojne drejtpersedrejti ne rrjedhen e tij siperfaqesore. Gjithashtu ne lumin Shkumbin derdhen ujera te zeza te patrajtuara te qytetit prej 4 pikave te shperndara ne te gjithe segmentin lumor qe pershkon Elbasanin.


Ne keto zona verehen tregues te ndotjes bakterologjike. Buze Shkumbinit depozitohen edhe mbetjet industriale te ndermarrjeve qe operojne ne territoret e ish-metalurgjikut.


Lumi Shkumbin eshte konsideruar mjaft i ndotur dhe me pasoja qe duhen studiuar pergjate rrjedhes se tij me perdorimin e ujit per vaditje apo edhe ujembledhesit per ujesjellesit pergjate rrjedhes se tij si ne Cerrik dhe ne disa fshatra qe marrin uje me shpim shume afer lumit.


Mbetjet spitalore kane qene nje tjeter pike e trajtuar si ndotes per lumin Shkumbin. Sipas Madhit ne rrethet e Qarkut Elbasan nuk ka krematorium per djegien e mbeturinave spitalore pervec qytetit te Elbasanit i cili eshte jofunksional dhe jashte parametrave teknike.


Gjate kontrolleve te ushtruara nga ne se bashku me drejtorine e Shendetit Publik ne Elbasan vume re mjaft te meta- theksoi ai duke i kerkuar institucioneve perkatese dhe Ministrise se Shendetesise te gjejne nje zgjidhje.


Monitorimet normat ende larg limiteve te BE


Nga nje panorame e monitorimeve kreu i Agjencise se Mjedisit Adi Madhi thekson se gjate viteve 2008-2009 lenda e ngurte pezull e monitoruar paraqitet ne 138 65 dhe 1215 kur limiti i normave te lejuara ne Shqiperi eshte 140 ndersa normat e Bashkimit Evropian jane 80 mg/m3.


Nderkohe persa i perket monitorimit te PM10 per vitet 2008-2009 sasia e matur ka qene 56.16 dhe 61.15 mg/m3 normat shqiptare limitohen ne 70 ndersa normat e Komunitetit Evropian jane 40 mg/m3.


Edhe per vitin 2010 sipas raportit treguesit cilesore te ajrit persa i perket NO2 CO SO2 dhe hidrokarbureve jane brenda standardeve me perjashtim te permbajtjes se pluhurave qe duhet thene qe vijne si pasoje e mjeteve te transportit. Sipas Madhit treguesit kane ardhur duke u permiresuar por jane akoma larg standardeve te KE-se.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›