E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastra kerkohet rijetezimi i Qendres Historike

URBANISTIKA/ Specialistet e shohin te ardhmen e qytetit te gurte pikerisht ne godinat e braktisura


GJIROKASTR- Rijetezim i menjehershem i Qendres Historike nepermjet venies ne perdorim te godinave te braktisura.


Ky eshte sugjerimi kryesor qe vjen prej specialisteve izraelite qe ne bashkepunim edhe me specialistet greke e ata shqiptare punuan per hartimin e planit urbanistik te qytetit te Gjirokastres.


Pas gati nje viti pune drafti perfundimtar eshte prezantuar publikisht perpara se te kaloje per miratim ne Keshillin Bashkiak per te vijuar me KRRT-ne e qarkut e me tej ne KRRTRSH.


Gideon Lehman president i firmes izraelite Lehmann Architects pohon se eshte mjaft e rendesishme per Gjirokastren riperdorimi i cdo objekti ne zonen muzeale si dhe vemendje maksimale ndaj saj.


Gjeja me e rendesishme eshte qe zona muzeale pazari te rijetezohen duke vene ne funksion te gjitha godinat qe tashme jane te braktisura si per aktivitete tregtare bankare ashtu edhe per ambiente universitare cka do te beje te mundur zhvillimin turistik te kesaj zone.


Ne kete zone nuk duhet te kete ne asnje menyre ndertime te reja vetem restaurime pjesore duke ruajtur elementet tradicionale. Zona muzeale duhet ruajtur ne menyre fanatike.


Nese merret persiper restaurimi i njeres prej ketyre godinave duhet te merren parasysh karakteri i ndertimit materiali i perdorur dhe zhvillimi i saj te behet vetem duke e rivitalizuar ne baze te tradites dhe elementeve origjinale eshte shprehur Gideon Lehman.


Nderkaq per specialistet e huaj ndertimet e deritanishme nuk kane zbatuar nje nga elementet thelbesore per zhvillimin e qendrueshem te nje qendre urbane ate te distancave ndermjet godinave qe ne rastin e qytetit te Gjirokastres jane shume me te vogla ne krahasim me parametrat normale.


shte shume e rendesishme ruajtja e disa parametrave teknike te nje zhvillimi urban duke pasur ketu parasysh distancat ndermjet godinave pasi megjithese parcelat per nje zhvillim urban mund te bashkohen distancat duhen ruajtur.

Gjithashtu e rendesishme eshte te kuptohet koncepti i ri per nje zhvillim urban bashkekohor ai i shpronesimeve apo i marrjes se nje parcele per zhvillimin urban nga pushteti vendor ka theksuar me tej Lehman.


Ndertimet e kryera gjate dy dekadave te fundit ne Gjirokaster pothuajse e kane ndryshuar teresisht fizionomine e pjeses se re te qytetit pasi ato jane bere vetem ne baze te studimeve pjesore dhe vazhdimisht jane vleresuar si kaotike.


Ato nuk lane pa prekur as zonen muzeale duke futur ne objektet e saj elemente te reja qe i demtuan shume. Plani urbanistik i pari per qytetin percakton qarte menyren dhe zonat e zhvillimit te tij pergjate 20 viteve te ardhshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›