E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia e Selmanllarit perplas prokurorine me avokatin

HETIMET/ Genc Gjokutaj hodhi poshte botimet ne media se klienti i tij e kishte perjashtuar Tan Lepurin nga ryshfeti. Nderkohe prokuroria ben te ditur se ne rast te kundert Selmanllari mund te akuzohet per korrupsion aktiv


TIRAN- I tensionuar dhe me sy te skuqur ku shfaqte qarte shenja nervozizmi mbrojtesi ligjor i Rrahman Selmanllarit avokati Genc Gjokutaj i ulur para nje kompjuteri portativ dhe me disa kopje te gazetave ne krah hodhi poshte publikimet e disa mediave te cilet kishin zbardhur deshmine e mikut te djalit te kryeministrit Sali Berisha dhene ne prokurori per rreth tri ore.


Sipas avokatit Gjokutaj ne prokurori shtetasi Selmanllari kishte pohuar se ishte i detyruar ai se bashku me kater aksioneret e tjere te perfshinin ne shoqerine ndertuese Vizion Construction shtetasin Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri per shkak se ky i fundit iu kishte premtuar lejen nga Bashkia e Tiranes.


Por nje deklarim i tille u hodh poshte ne menyre kategorike nga drejtuesi i njesise se Task-Forces prokurori Dritan Rreshka dhe dy prokuroret e ceshtjes Valentin Preci dhe Ardian Braho.


Te detyruar nga ajo qe u be publike sot dje ne funksion te sqarimit te opinionit publik jemi te detyruar te themi qe ajo deklarate e bere publike nga avokat Genc Gjokutaj nuk qendron dhe eshte e pavertete.


Ne jemi te detyruar qe per te mos cenuar sekretin hetimor te mos bejme publike aktin procedural. Por nese do jete e nevojshme ne nje moment tjeter te dyte do ta rivleresojme kete vendim dhe mund ta bejme publik procesverbalin e marrjes ne pyetje me cilesine e deklaruesit te shtetasit Rrahman Selmanllari tha drejtuesi i Task-Forces.


Gjithashtu prokurori Rreshka kujtoi nenin 37 te Kodit te Procedures Penale ku nje person nese perfshin veten gjate deshmise se tij nderpritet marrja ne pyetje per ti caktuar nje avokat.


Pyetja e shtetasit Selmanllari eshte bere nga dy prokuroret e ceshtjes por pa pranine e avokatit mbrojtes pasi sipas ligjit kur personi pyetet ne cilesine e deklaruesit nuk ka nevoje prezenca e avokatit.


Keshtu qe nese Selmanllari do te pranonte nje gje te tille te dhenies ne forme ryshfeti te 20 te aksioneve shtetasit Dritan Avllaj per shkak se siguronte lejen e ndertimit pyetja e tij do te nderpritej pasi ai konsumon automatikisht vepren penale te korrupsionit aktiv thane burimet e prokurorise.


Nderkaq avokati Gjokutaj edhe pse nuk ishte i pranishem ne pyetjen e Selmanllarit dhe nuk eshte njohur me procesverbalin e deklarimit te klientit te tij pasi prokuroret nuk i kane vene ne dispozicion nje kopje te procesverbalit ai mohon deklarimet e dhena ne prokurori.


Sipas avokatit do te paditen penalisht te gjitha mediat qe kane shtremberuar deshmine e Selmanllarit. Por sipas prokurorise keto media te akuzuara nga avokati nuk kane publikuar gje tjeter pervec se te vertetes se deshmuar nga vete Selmanllari para prokuroreve.


Avokati Gjokutaj gjate konferences per media nuk pranoi te pyetet ne lidhje me hollesite e deklarimeve te klientit te tij dhe arsyen se pse kete deklarim nuk e kishte bere nje dite me pare kur Selmanllari po largohej nga prokuroria pas deshmise se dhene. Gjithashtu avokati Gjokutaj nuk pranoi te pergjigjet se me deklarimin qe ai beri ne konference per media perfshin klientin e tij ne kryerjen e nje vepre penale.


Vete Selmanllari i pyetur nga prokuroria ka mohuar ne menyre kategorike pretendimet e deputetes Vokshi se kompania ku ai eshte ortak bashke me Arian Tartarin i kane dhene ne forme ryshfeti shtetasit Dritan Avllaj 20 te aksioneve te ndertimit te kompanise Vizion Construction qe do te ndertonte nje kompleks banimi dhe sherbimi tek Liqeni Artificial.


Avllaj Kam miqesi me Ramen por akuzat jane shpifje


Prokurori i ceshtjes Ardian Braho mbremjen e se henes kane siguruar edhe deshmine e shtetasit Dritan Avllaj i akuzuar nga deputetja Albana Vokshi si sekser i kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama.


Vete Avllaj ka pranuar se ka miqesi me kryetarin e bashkise por akuzat e deputetes Vokshi i ka cilesuar si shpifje. Une kam miqesi me Edi Ramen por akuzat jane politike dhe shpifje pasi nuk ka asgje te vertete. Me biznesmenet Arian Tartari e Rrahman Selmanllari njihem dhe kemi bashkepunuar edhe here te tjera.


Keshtu qe edhe ne kete investim une nuk kisha me shume kapital financiar te investimit se per 20 te vleres se ndertimit dhe per kete perqindje une do te shperblehesha. Ne asnje rast nuk kam premtuar per marrjen e lejes se ndertimit pasi sipas kontrates se firmosur ate kishte per ta nxjerre kompania ndertuese Trema Engineering 2.


Por kjo kontrate nuk eshte vene ne zbatim per shkak te mosmarreveshjeve me pronaret e truallit te familjes Sharra te cilet kane nje siperfaqe prej 17 640 meter katrore tek Liqenit Artificial-ka thene Avllaj i njohur si Tan Lepuri para prokurorit Ardian Braho. Gjithashtu Avllaj ka kerkuar nga prokuroret qe te zbardhin te verteten dhe personat pergjegjes per keto shpifje te dalin para drejtesise.


Cami Nuk kam dijeni per dhenie ryshfeti


Ne prokurori dje paradite eshte marre ne pyetje biznesmeni shqiptaro-maqedonas Ylber Cami i cili ka dhene versionin e tij per kontraten e shumeperfolur mes pese biznesmeneve.


Mesohet se Cami ka mohuar te kete dijeni per ndonje dhenie ryshfeti per marrjen e lejes se ndertimit. Une u bashkova me ndertuesit e tjere pasi me pelqeu projekti dhe mendova te investoj 8 te vleres se investimit. Kaq kisha ne dispozicion dhe vendosa ti investoj por gjithcka mbeti pa u zbatuar per shkak te prishjes me pronaret e tokes.


Nuk kam degjuar dhe nuk kam dijeni per dhenien e 20 te aksioneve shtetasit Dritan Avllaj per shkak se ai kishte premtuar lejen e ndertimit ka thene Cami para prokuroreve Ardian Braho dhe Valentin Preci. Nderkohe qe ne oret e vona te darkes se mbremshme eshte marre ne pyetje shtetasi Fatos Skeja edhe ky aksioner ne kontraten e bashkepunimit te akuzuar nga deputetja Vokshi.


Edhe biznesmeni Skeja ka mohuar te kete pasur nje marreveshje mes paleve per ti vene ne dispozicion 20 te aksioneve shtetasit Dritan Avllaj per perfitimin e lejes se ndertimit.


Avokati Avllaj tha se ishte mik i Rames


Jam sot me kerkesen dhe ne emer te zotit Rrahman Selmanllari per te denoncuar tentativat e deshtuara te disa mediave afer kryetarit te bashkise Edi Rama per te genjyer ne lidhje me deklarimin e klientit tim diten e djeshme abuzime mediatike keto me qellim mbrojtjen e imazhit te zotit Rama.


Me pergjegjesi deklaroj se deshmia e klientit tim dhene para prokurorise vijon si me poshte Zoti Dritan Avllaj ka kerkuar qe ti jepet 20 e kontrates ne kembim te studimit te zones ne kembim te lejes se ndertimit. Kerkesa e zotit Avllaj eshte pranuar per shkak se ai e ka paraqitur veten e tij si mik i Edi Rames i cili hap cdo dere ne bashki.


Sic shihet qarte deklarata e klientit tim mbeshtet plotesisht akuzat e ngritura ndaj zotit Rama per miratime studimesh dhenie lejesh ne kembim te kuotes prej 20 . Po shohim mundesine si staf per padi penale per shpifje ndaj mediave te cilat kohet e fundit kane shpifur shpesh ndaj klientit tim... - tha avokat Genc Gjokutaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›