E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Meta: Bllofin e luan qeveria, i përdor 3 ligjet për akuza ndaj nesh

metaTiranë- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i është përgjigjur sot deklaratave të një dite më parë të ministres Bregu, duke thënë se nuk ka asnjë pazar për integrimin, ndërsa shtoi se është mazhoranca tani që nuk i voton tre ligjet.

Në një deklaratë për media, ai ka folur mbi aktualitetin politik në vend, ndërsa u shpreh se qeveria po e përdor çështjen e tre ligjeve, si një mënyrë për të akuzuar çdo ditë opozitën.

Gjërat janë të qarta, opozita është e gatshme të votojë tre ligjet me kusht që të hyjnë në shtator. Është kompromis jo pazaresh. Nëse është i bindur për fitore i merr tre ligjet dhe i voton në shtator. Nuk e dimë pse nuk po votohen. Kemi të bëjmë me kompromis dhe jo pazar dhe jo lojë fjalësh. Lojë fjalësh vijnë prej tyre, që mesa duket nuk duan tre ligjet, por votojnë retorikën boshte të akuzave,- tha ai.

Në deklaratën e sotme Meta ka falenderuar krun e PS-së, Edi Rama, duke thënë se ai u tre gua i gatshëm të mbështeste propozimin e LSI-së për votimin e tre ligjeve.

Sa i përket KQZ-së, ai tha se integriteti i këtij institucioni është cënuar nga qeveria, duke shtuar se ka shumë rëndësi konsensusi dhe jo futja e tre anëtarëve.

Vendet vakante në KQZ nuk janë vende punë. Çështja kryesore ka të bëjë me integritetin e KQZ-së që është cënuar në mënyrë të padrejtë nga mazhoranca aktuale, dhe çështja nuk është që të çohen 3 vende, por të vendoset konsensusi dhe besimi te KQZ-ja. Prandaj i takon mazhorancës të tregojë reflektim dhe përgjegjshmëri në këtë drejtim ndërkohë që opozita ka shprehur bindjen e plotë në administrimin e këtij procesi duke menduar në instrumenta shtesë në kontest me mangësitë që ka treguar KQZ-ja pas dëmtimit të rëndë që ai mori në pavarësinë edhe integritetin pas largimit të dhunshëm të një anëtari,- tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›