Ndotja rrezikon liqenin artitifical të Tiranës

Ndotja rrezikon liqenin artitifical të Tiranës. E konsideruar si një nga parqet gjelbëruese më shlodhëse për banorët, ky zonë ka prezencë të konsiderueshëm të ujërave fekale. Ata që rrezikojnë më tepër janë qytetarët të cilët këtë hapësirë e shfrytëzojnë jo vetëm për ajër të pastër por edhe për banjo dielli. Por në kushte të tilla, përhapja e një epidemie është mëse e mundshme.
Sot, këtyre qytetarëve u duhet vetëm të marrin ajër të pastër gjatë shëtitjes, sepse ujë të pastër në këtë liqen nuk ka më. Edhe pse ambjentalistët janë shprehur se kjo zonë nuk duhet të popullohet, sepse ndotja do të përhapet më tepër, realisht askush nuk ka menduar për këtë. Madje qytetarët që e kanë frekuentuar me dekada me rradhë thonë se ka shumë vite ku nuk ka patur kontrolle nga inspektoriati i higjenës apo marrjen e masave ndaj ndotësve masiv nga Ministria e Mjedisit. Aktualisht mbetjet urbane kanë pushtuar të vetmin park çlodhës për banorët e Tiranës, ndërsa shkarkimi i ujrave të zeza në të po rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve.