E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin: Strukturat paralele, jo përgjegjësi e Prishtinës

“Ndërprerja e financimit të strukturave paralele në veriun e Kosovës, do të bëhet hap pas hapi”, ka thënë raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin.
 

Kacin ka theksuar se deklarata e presidentit serb Boris Tadiç, se Serbia nuk do t`i shpërbëjë strukturat paralele, është bërë vetëm për opinionin e brendshëm në Serbi. “Mendoj se deklarata e tij ka qenë më shumë për opinionin e brendshëm, e në veçanti për liderët opozitarë të Serbisë”, është shprehur ai. Ndër të tjera Kacin ka theksuar se për shpërbërjen e strukturave duhet arritur një zgjidhje e jo të ndërmerren veprime të njëanshme.
 

“Nuk është në përgjegjësinë e Prishtinës të shpërbëjë dikë apo diçka. Është shumë më praktike dhe normale që financimi i këtyre strukturave të ndërpritet hap pas hapi”, shprehet eurodeputeti slloven, për të shtuar se duhet gjetur zgjidhja se si të integrohen këto struktura paralele në institucion.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›