Laç, gjendet i vetëvarur 18-vjeçari
Vetëm pak momente më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Laç, ku një i ri 18- vjeçarë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Burime nga policia bëjnë të ditur se në Fushë Kuqe të Laçit, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi M. Pëllumbi, 18-vjeç.
Sipas informacioneve të fundit nga policia bëhet e ditur se kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohë që nuk ka asnjë lloj piste për shkakun e këtij veprimi tragjik nga ana e 18- vjeçarit.