E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndregjoni: T'i hiqen titujt Enver Hoxhës

Dekoratat publike si Hero i Punës Socialiste dhe Hero i popullit dhënë diktatorit Enver Hoxha duhet të zhvlerësohen nga institucioni i Presidentit. Besim Ndregjoni përfaqësues i të përndjekurve politikë për integrim thotë se njihet vetëm me katër dekorata publike ndërsa të tjerat i disponon vetëm familja.
Ndërsa për medaljen dhe statusin e veteranit të luftës zoti Ndregjoni thotë se këtë duhet ta vendosin historianët pasi ende nuk është hedhur dritë mbi figurën e tij para vitit '45.
Të përndjekurit politikë kërkojnë dënimin penal të veprës së diktatorit Hoxha. Në emër të tyre Ndregjoni ka shprehur mirënjohjen edhe ndaj aktit vlerësues të Ambasadorit amerikan Uithers ndaj intelektuales së përndjekur Musine Kokalari.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›