Ndreu Nuk eshte qelluar mbi turmen

Ai ka theksuar se Garda e Republikës mund të përdorë armët e zjarrit mbi personat në rastet kur kalohet rrethimi, gjë që është evituar, sipas tij, gjatë demonstratës së 21 janarit.
“Zgjidhja e hapjes së zjarrit është pika më e fundit pavarësisht nga rreziku. Kalimi i rrethimit është rasti ekstrem kur Garda mund të veprojë konform ligjit”, tha Ndreu.
“Përreth 2 orë nga goditjet e vazhdueshme deri edhe bomba tymuese dhe helmuese, goditje me të gjitha mjetet, nuk ka pasur asnjë lloj reagimi nga efektivët e Gardës së Republikës, por ka pasur vetëm mjekime dhe rikthim në detyrë për të mbrojtur objektin. Edhe në rastet kur është shkatërruar porta, janë djegur pemë dhe është tentuar të shkatërrohet gardhi, veprimet e Gardës kanë qenë më shkopinj gome për të mos lejuar hyrjen e tyre brenda territorit”, është shprehur Ndreu.
“Atë ditë është bërë thirrje me megafon dhe jam informuar se po bëhet çdo përpjekje që demonstruesit të mos futen në territorin brenda objektit. Jam informuar se hapja e zjarrit në ajër është bërë pasi ata janë futur brenda territorit dhe spostimi i tyre është bërë me mjetet të tjera... Më pas është qëlluar me fishekë manovër në ajër dhe ka vazhduar me fishekë luftarakë po në ajër. Dhe kjo vërtetohet edhe nga pamjet, sepse po të ishte qëlluar mbi turmën do ishte tjetër gjë”, theksoi Ndreu.