E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prendi: Jam krenar për profesionalizmin e gardistëve

Komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi, para Komisionit Hetimor lidhur me ngjarjet e 21 janarit deklaroi se Garda e Republikës u informua përmes 3 shkresave me radhë nga policia se persona të caktuar do të ushtronin dhunë ndaj protestës së 21 Janarit”.
 

Ndërkaq, ai tha se në këtë datë, Garda nuk ka pasur asnjë informacion nga SHISH.
 

Lidhur me akuzat për goditje mbi demonstruesit ai është shprehur se, “Është vepruar vetëm në bazë të urdhrave dhe ligjit përkatës, për ruajtjen e objekteve me rëndësi të veçantë”.
 

Më tej ai shtoi se si drejtues i Gardës ndihet krenar, për profesionalizmin e treguar nga gardistët.
“Në datën 20 dhe 21 janë bërë takime të vazhdueshme dhe me drejtuesin për të marrë detyra përsa i takon situatës. Kam vlerësuar dhe kam kontrolluar të gjitha insitucionet e rëndësishme të veçantë” tha me tej ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›