E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Zgjedhjet 2009 kapitull i mbyllur per te parakohshmet mbeshtetje zero

Berisha pret ne takim Drejtorin Ekzekutiv ne Sherbimin e Jashtem te BE-se z. Miroslav Lajcak

Tirane 3 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana 8211 Zgjedhjet e vitit 2009 jane nje kapitull i mbyllur. Ne Bashkimin Evropian ka zero mbeshtetje per zgjedhje te parakohshme apo per bojkot te zgjedhjeve lokale. Perqendrimi tashme mbi zbardhjen e plote te ngjarjeve te 21 janarit pergatitjen per zgjedhjet e 8 majit 2011 dhe vijimin me axhenden evropiane te Shqiperise.

Keshtu ka deklaruar sot Drejtori Ekzekutiv ne Sherbimin e Jashtem te Bashkimit Evropian Miroslav Lajcak i cili u prit nga Kryeministri Sali Berisha njofton kabineti qeveritar.

Te njejtat gjera z.Lajcak i tha edhe ne konferencen per shtyp qe sapo perfundoi.

Kurse Berisha e falenderoi zotin Lajcak me mirenjohje per mbeshtetje qe Bashkimi Europian Keshilli dhe Perfaqesuesja e Politikes se Jashtme te BE Ashton dhe institucionet e tjera te BE po i japin Shqiperise per te kapercyer kete situate te veshtire te krijuar si pasoje e perpjekjeve te liderit te opozites per te marre pushtetin me dhune.

I derguari Lajcak i rishprehu kreut te qeverise shqiptare vleresimin e tij dhe te BE-se per qendrimin konstruktiv e te pergjegjshem te qeverise shqiptare dhe rolin e Kryeministrit Berisha perfshire vendimin per anulimin e manifestimit dhe nxitjes se institucioneve per hetim dhe zbardhje te plote te ngjarjeve qe ndodhen ne 21 janar.

Me tej Lajcak i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha se BE eshte totalisht i angazhuar per te ndihmuar Shqiperine per te kapercyer kete situate te veshtire dhe per te vijuar procesin e integrimit evropian dhe marrjen e statusit te vendit kandidat.

BE e konsideron diskutimin mbi zgjedhjet e 2009 si nje kapitull i mbyllur perfundimisht bazuar ne vleresimin e bere nga raporti i OSBE / ODIHR u shpreh Lajck duke shtuar se ne Bashkimin Evropian ka zero mbeshtetje per zgjedhje te parakohshme apo per bojkot te zgjedhjeve lokale.

Me tej Lajcak theksoi se eshte koha tashme qe Shqiperia te fokusohet ne hapat e metejshem perpara me axhenden evropiane.

Ai u shpreh se per kete kerkohet hetim per zbardhjen e plote e te paanshme te ngjarjeve te 21 dhjetorit ne kuadrin e institucioneve dhe shtetit ligjor e se dyti shmangia e cdo lloj akti te metejshem provokues duke i konsideruar ne kete kontekst demonstratat si mbartese te nje risku serioz ne kete periudhe.

Lajcak theksoi nevojen per uljen e toneve dhe retorikes nga te gjitha palet kthimin e opozites dhe restaurimin e dialogut politik ne Parlament per axhenden e integrimit evropian dhe statusit te vendit kandidat dhe adresimin e te gjitha rekomandimeve te parashtruar ne opinionin e Komisionit Evropian dhe me e rendesishmja perqendrimin e te gjitha energjive ne pergatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale te 8 Majit ne perputhje me standardet nderkombetare.

Ne kete kontekst i derguari Lajcak theksoi se Bashkimi Evropian eshte kundra betejave politike jashte kuadrit institucional kundra cdo aktiviteti qe mund te provokoje akte dhune te metejshme asnje mbeshtetje per bojkotim dhe bllokim te procesit zgjedhor cilido qe loz me keto tre karta humbet cdo kredibilitet ne syte e nderkombetareve.

Duke e falenderuar zotin Lajcak per mesazhet e rendesishme te tij Kryeministri Berisha  theksoi se kushti vendimtar i zgjidhjes se kesaj situate eshte hetimi i plote dhe transparent i 21 janarit ne te gjitha drejtimet dhe se ai eshte i vendosur qe cdo gje te zgjidhet ne kuadrin e institucioneve dhe shtetit ligjor. Qendrimet e personave te caktuar ne keto institucione nuk lekundin besimin tim tek institucionet roli dhe funksionimi i tyre  theksoi Kryeministri.

Kryeministri gjithashtu shtoi se bashkepunimi nderinstitucional eshte ne kete moment i domosdoshem per kapercimin e situates. Shqiperia - tha Kryeministri 8211 eshte Republike Parlamentare ndaj dhe hezitimi i drejtuesve te ndonje institucioni per te permbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese ndaj Kuvendit te Shqiperise bie ndesh me keto te fundit.

Ne kete kontekst Berisha e siguroi zotin Lajcak se Komisioni Hetimor Parlamentar po investigon vetem veprimtarine e institucioneve dhe se ka therritur per informacion personalitetet ne cilesine e krereve te institucioneve ne raport me zbatimin e ligjit sic parashikohet ne nenin 14 te ligjit per Komisionet Parlamentare dhe se cdo fakt dokument apo te dhena qe Komisioni do te mbledhe gjate veprimtarise se tij do ti dergohet ashtu sic percakton ligji Prokurorise se Pergjithshme per te ndihmuar ne hetimet e metejshme e te plote te ngjarjeve.

Kryeministri e ftoi opoziten te zere vendin e saj ne Komisionin Hetimor dhe te ofroje kontributin e saj aktiv ne veprimtarine e tij duke theksuar se anetaret e opozites ne kete Komision kane te garantuar me ligj rolin e tyre ne kete proces.

e.t/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›