E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndreu kthehet në krye të Kastriotit

Trajneri

Ramazan Ndreu kthehet në krye të stolit të Kastriotit. Vendimi është marrë dje, pas analizës që drejtuesit e klubit krutan zhvilluan me stafin teknik dhe me futbollistët. Trajneri dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes 1-2 në shtëpi me Skënderbeun, duke deklaruar se ishte tradhtuar nga disa futbollistë dhe se nuk mund të vazhdonte më punën në situatën e krijuar. Megjithatë, nuk vonoi as reagimi i presidentit të Kastriotit, Artan Djala. Njëshi i klubit nënvijëzoi se nuk do ta pranonte dorëheqjen e Ndreut, madje u shpreh i sigurt se bashkëpunimi do të vazhdonte deri në fund të sezonit, me objektivin e përbashkët që t’i sigurojnë skuadrës mbijetesën në Kategorinë Superiore. Në analizën e djeshme, ku kanë marrë pjesë edhe një grupim i tifozëve (me qëllim që gjithçka të ishte sa më transparente), pritej të diskutohej edhe për dy futbollistët e përjashtuar, Eleandro Pema dhe Besmir Arifaj. Megjithatë, vendimi për dy futbollistët do të merret sot nga kryesia.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›