E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuyt i impresionuar nga Rodriguez


Holandezi Dirk Kuyt është plot me lëvdata për bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, argjentinasin Maxi Rodriguez.

Maxi ka filluar të tregojë formën e tij më të mirë në ndeshjet e fundit, që nga mbërritja gjatë janarit nga Atletico Madrid.

"Mendoj se ai po bëhet gjithnjë e më i mirë. Për mua, Maxi është një lojtar kualitativ dhe një prej gjërave më të mira është se ai është adaptuar aq shpejt".

"Ai ka qenë vërtet i rëndësishëm në ndeshjet që ka luajtur. Dhe me atë në ekip do të thotë se jemi ca më të fuqishëm dhe më të përmirësuar", ka thënë Kuyt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›