Ndriçim Xhepa dhe Luli Bitri në sheshxhirim
TIRANË- Ndriçim Xhepa dhe Luli Bitri rikthehen në sheshxhirim për të realizuar filmin me metrazh të shkurtër të regjisorit të ri Kreshnik Saraçi.
Regjisori dhe skenaristi Saraçi bën me dije se "më në fund në shtëpi" është në kuptimin metaforik, pasi gjatë udhëtimit në makinë çifti është i detyruar të rrijë me njëri-tjetrin, por gjatë kësaj kohe vihet re mungesa e komunikimit.
Gjithë ngjarjet zhvillohen brenda një makine, në një udhëtim familjar me katër pjesëtarë te familjes, bashkëshortët dhe dy fëmijët. Dialogu mes personazheve është lakonik. Filmi është një panoramim i shoqërisë së sotme shqiptare nëpërmjet katër grupmoshave të ndryshme.
Ky është filmi i dytë që regjisori ka realizuar, pas atij "Dyer, dyer, dyer” ku ka bashkepunuar po me aktoren Luli Bitri. Filmi, premiera e të cilit pritet të jetë në fillim të vitit që vjen, është mbeshtetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
(m.a/ata/BalkanWeb)