Takimi Lavrov-Kerry për Sirinë
Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan, John Kerry zhvilluan sot një takim në Gjenevë me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Sirinë, Lakdar Brahimi përpara nisjes së bisedimeve mbi vënien nën kontroll të arsenalit kimik sirian.
Të dërguarit të posaçëm për Sirinë, Brahimi iu besua organizimi i konferencës ndërkombëtare Gjenevë 2 për gjetjen e një zgjidhjeje politike të konfliktit sirian. Misioni i tij është bllokuar tashmë prej muajsh për shkak të mungesës së konsensusit ndërkombëtar.
Sekretari amerikan i Shtetit dhe homologu i tij rus ndodhen në Gjenevë në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje mbi mënyrat e marrjes nën kontroll dhe eliminimit të mundshëm të arsenalit kimik sirian.
(e.m/BalkanWeb)