E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndriçim Kulla, një monografi për at Zef Valentinin

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 08:24

“Shqipëria e vogël, aq e ngucur në kufij, vërshonjëse në vitalitetin njerëzor, gjithnjë e më shumë efikase sa më shumë e injoruar, aq xheloze në ruajtjen e identitetit të saj etnik, po njëherësh edhe aq universaliste, kaq fatkeqe, por gjithmonë e ruajtur nga Zoti në vijim të misionit të saj sekret në Europë”.

Kështu do të shprehet në veprën e tij “Shqipëria dhe Ekumenizmi”, kleriku dijetar at Zef Valentini, i cili gjithë jetën ua kushtoi veprave studimore dhe kërkimore për vendin tonë. I harruar për dekada me radhë gjatë diktaturës, por edhe më pas, është momenti që ky njeri i mençur t’i bëhet i njohur lexuesit shqiptar përmes korpusit të tij krijues.

Si një iniciativë e shtëpisë botuese “Plejad”, janë botuar tashmë 20 vepra të këtij autori, që rrokin tema nga më të ndryshmet, nga historia, tek ligji, studimet dhe kritika letrare.

“Mosnjohja e këtij njeriu që ka punuar në masën 100 për qind për ne shqiptarët, është diçka tragjike e që lidhet plotësisht me dënimin dhe censurimin që i bëri sistemi komunist”, thotë botuesi dhe studiuesi Ndriçim Kulla, i cili këto ditë ka nxjerrë nga botimi një monografi kushtuar kësaj figure, titulluar “At Giuseppe Zef Valentini, albanologu më i madh i shek. XX”.

Në monografinë e tij, studiuesi përpiqet të na japë gjithë informacionin e duhur mbi Valentinin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›