E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndriçim Shtubina: Egnatia është për Superiore, jo kalimtare

Ndriçim Shtubina është i bindur, Egnatia do të ngjitet në Kategorinë Superiore dhe nuk do të shkojë atje vetëm për një shëtitje. Sulmuesi shkodran i rrogozhinasve, i cili luan dhe në shumë pozicione të tjera në fushën e lojës, është shfaqur optimist në studion e emisionit “E HËNA SPORTIVE” në RTSH, duke besuar në projektin e drejtuesve të skuadrës. Egnatia bën pjesë në Grupin B të Kategorisë së Parë dhe mban kreun me një diferencë prej 8 pikësh nga ndjekësi më i afërt, Tomori i Beratit.

“Mendoj se jemi në një pozicion të mirë, por nuk duhet të harrojmë se në futboll ndodhin surpriza, asnjëherë nuk i dihet. Gjithsesi, unë kam besim, sepse kemi një skuadër të pjekur, nuk kemi shumë lojtarë të rinj në përbërje. Jemi në rrugën e duhur”, ka deklaruar sulmuesi shkodran i Egnatias.

Në ndeshjen e fundit në kampionat, rrogozhinasit arritën një fitore 4-1 përballë Turbinës së Cërrikut. Në pamje të parë, një fitore e lehtë, por Shtubina nuk mendon kështu, duke theksuar: “Nuk ishte një fitore e lehtë, sepse në një moment rezultati u barazua, më pas morëm avantazhin. Unë e kam thënë edhe më parë, neve na pengojnë edhe terrenet në Kategorinë e Parë, sepse nuk janë shumë të mira. Unë personalisht kam vështirësi. Gjithsesi, ne kemi një skuadër të mirë, të ndërtuar për Superiore, gjithçka është në rregull”.

“Në Rrogozhinë futbolli përjetohet mirë, tifozët pyesin për çdo ndeshje, apo për çdo ditë që dal atje, mezi po e presin Superligën. Ky është viti i duhur. Egnatia, vitin tjetër, nuk do jetë për shëtitje në Kategorinë Superiore, do të ketë objektiva më madhore, jam i bindur për këtë”.

“Lojtarët e rinj që bëjnë pjesë në skuadër kanë kontrata afatgjata, përjashtu dy tre lojtarë me eksperiencë, që kanë kontratë1-vjeçare, unë, Krasniqi dhe Magani. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të jemi pjesë e ekipit, sepse çdo gjë po shkon mirë, dëshira ime është që të vazhdoj sa më gjatë atje”.

“Rivalët? Kavaja, Pogradeci, pa harruar Beratin, mendoj se kanë skuadra të mira. Por ne i kemi dominuar kur kemi luajtur përballë tyre, pavarësisht se me Pogradecin mbaroi në barazim. Ne do të vazhdojmë punën tonë, do të qëndrojmë me këmbë në tokë. Jemi shumë të qetë, nuk kemi asnjë llojë presioni. E vetmja gjë që na pengon janë terrenet, shumë të vështira

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›