E Diel, 1 Nëntor 2026

Muca: Gjyqtari Jemini favorizoi LushnjënDinamo ka konsoliduar vendin e tretë (52 pikë) dhe në tri javët e fundit do të luajë kundër Vllaznisë në Shkodër, Tiranës në kryeqytet e Bylisit në Ballsh.

Trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça, u shpreh i pakënaqur si me barazimin 1-1 me Lushnjën në “Selman Stërmasi”, por dhe me arbitrimin e gjyqtarit Lorenc Jemini.

“Gjyqtari na anuloi dy gola dhe nuk na dha dy penallti. Nxori me karton të kuq Allmuçën. Bëri gabime, duke favorizuar dukshëm Lushnjën”, - tha për mediat ish-shefi i klubit të Tiranës.

Dinamo ka konsoliduar vendin e tretë (52 pikë) dhe në tri javët e fundit do të luajë kundër Vllaznisë në Shkodër, Tiranës në kryeqytet e Bylisit në Ballsh.

Në një farë mënyre Dinamo ka në dorë kampionatin, pasi ndeshet me dy ekipet kryesuese. “Do të kërkojmë të marrim maksimumin e pikëve në ndeshjet e mbetura”, - theksoi trajneri, që të kaluarën ka nxjerrë 3-herë Tiranën kampione të vendit.

E Hene, 04 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›