E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndriçim Xhepa, gjermani i Kadaresë

Per here te dyte ne nje veper te Kadarese e rishtazi me rolin e nje gjermani.....aktori Ndricim Xhepa rrefen per Tv Alsat pervojen e fundit si protagonist ne dramatizimin e romanit te Ismail KAdarese “Darka e Gabuar”. Teksa vlereson se si personazhet e Kadarese behen interesante ne syte e shikuesit ne kete dramatizim ai nuk nguron te beje apel per rikthimin e organizimit te festivalit te drames shqipe. Sipas tij eshte e vetmja menyre qe kemi per te nxitur dramaturget te shkruajne gjera cilesore dhe te perballen me njeri-tjetrin.

“Brenda çdo kombi dhe çdo teatri nuk ka asgje të keqe, vecse është pozitive që të ketë herë pas here dhe veprën kombëtare. Në këtë kuptim unë do ta quaja absolutisht me vlerë vënien dhe dramatizimin e kësaj vepre, hedhien në skenë. Teatrit dhe në përgjithësi skenës shqiptare i bën mirë që të vihen veprat e penës së vet, gjuhës së vet, shkrimtarëve të vet, të dramave të mirëfillta të veta. Unë vetë kam qenë partizan i hedhjes së kësaj ideje që mbas kaq vitesh që nuk bëhet festivali i dramës, që për mua është i padiskutueshëm, duhet të bëhet i përvitshëm” thotë Xhepa.

Ndonese kane kaluar disa dite nga premiera, nje prej protagonisteve, e pikerisht aktori Ndricim Xhepa rrefen per Almanak eksperiencen ne rolin e gjermanit kolonelit Friz Vonshvabe. 35-40 minuta intense ne skenen e teatrit qe kane mbetur ne kujtesen e publikut, por edhe te vete Xhepes, i cili rrefen per ne kete experience qe e ka rikthyer edhe ne nje bashkepunim te ri me regjisorin Fatos Haxhiraj pas 20 vitesh.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›