E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti Doshi- Strazimiri, PS-PD akuzojnë njëra-tjetrën

Debati dhe fjalet e ashpra të përdorura dy netë më parë në sallën e kuvendit mes deputetë kanë përplasur sërish forcat politike. Në një qëndrim publik deputeti demokrat Eduard Halimi shprehu shqetësimin për incidentin mes parlamentarëve Gent Strazimiri dhe Tom Doshi. Ai i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste të distancohet nga kjo ngjarje.

“I kërkojmë zotit Rama që të distancohet qartë nga një vepër e pastër penale e kryer në prani të shumicës së deputetëve të parlamentit dhe të dënojë publikisht autorin e saj, Tom Doshi” tha Halimi.

Nga ana tjetër, socialistët kanë reaguar përmes zëdhënëses Armela Imeraj. Ajo e ka konsideruar këtë incident si të provokuar nga zëdhënësit e Berishës.

“Në emër të kryetarit Edi Rama shpreh të gjithë keqardhjen për insinuatat e turpshme të një zëdhënësi të Sali Berishës lidhur me incidentin e provokuar në kuvend nga një deputet po ashtu i Sali Berishës.Cfarë është parë e dëgjuar publikisht në sensin negativ nga seanca e shkuar e Kuvendit është qendrimi primitiv dhe fjalori i rrugëve që portretizon folësit e Sali Berishës” tha Imeraj.

Komisioni i displinës së Kuvendit të Shqipërisë vendosi përjashtimin për dy javë të deputetit Tom Doshit.

Bledian Koka

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›