E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, ekspertët e BE në Tiranë. Takime me Berishën e Ramën

Kanë mbërritur në Shqipëri ekspertët ligjore te Bashkimit Evropian, të cilët do të marrin pjesë në negociatat mes partive politike për zgjidhjen e ngërcit. Ata zhvilluan takimin e parë me përfaqësues të trupit diplomatik të vendeve të BE në Tiranë, me ambasadorin e KE-se Helmut Lohan, atë të OSBE-së, Robert Bosh, ambasadorin gjerman Boshard, si dhe me ambasadorin amerikan Xhon Withers dhe siplomate te tjere.

Më pas ekspertët e BE u drejtuan drejt ambjenteve të kryeministrisë ku u pritën nga kreu i qeverisë, Berisha ne nje takim qe zgjati rreth dy ore. Ata zhvilluan nje bisede edhe me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama ne bashkine e Tiranes.

Delegacioni i ekspertëve ligjorë të Bashkimit Europian do te qendroje ne Shqiperi per 24 ore, per tu nisur me pas drejt Strasburgut.

Azhornuar së fundi ( e enjte , 27 maj 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›