E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndroqi: Konventa e WBF do të organizohet në Shqipëri

Për herë të parë në Shqipëri do të organizohet konventa e WBF. Këtë e ka deklaruar vetë promotori i boksierit Kreshnik Qato z. Ylli Ndroqi. Sipas tij për herë të parë kjo konventë do të mbahet në Shqipëri dhe do të marrin pjesë 55 vende të botës duke shtuar se me këtë konventë do ti tregojmë botës që Shqipëria ka një imazh që duhet parë. Gjithashtu z Ndroqi theksoi se nëse do të kërkohet të bëhet president i WBF-it do të pranonte me kënaqësi sepse do të përfaqësonte Shqipërinë në evenimentin e boksit. Promotori i boksierit Kreshnik Qato z. Ylli Ndroqi u shpreh gjithashtu në studion e "Ora Sport" se fitorja e Qatos kundër Surman është një përjetim emocionues për të. Sipas z. Ndroqi kjo ndeshje tregoi që Qato është në rrugën e duhur dhe ai po tregon se po bëhet një boksier profesionist. Ai gjithashtu se ndihet i kënaqur që Qato duke fituar me knock out bëri një surprizë duke theksuar se tani ai të bëhet edhe kampion bote. Promotori Ylli Ndroqi u shpreh gjithashtu se ai dhe kompania "Yldon" do të vazhdojë të mbështesë boksierin Kreshnik Qato në rrugën e tij të boksit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›