E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Punonjësit e shëndetësisë, të vaksinohen të parët kundër virusit H1N1

Punonjësit e sistemit të shëndetësisë duhet të favorizohen gjatë vaksinimit kundër gripit H1N1, por autoritetet e çdo vendi duhet të vendosin vetë për radhën e vaksinimit kundër kësaj sëmundjehje, deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Marie-Paule Kieny, drejtoresha e Iniciativës për Kërkimet e Vaksinave pranë OBSH-së, deklaroi gjithashtu se deri tani prodhimi i vaksinave të H1N1 ka qenë i ngadaltë, por kompanitë prodhuese po studiojnë mënyra të tjera, të cilat mund të rrisin kapacitetet e prodhimit. Ajo konfirmoi gjithashtu se mbipesha është një faktor që shkakton komplikacione te një pacient me H1N1.
"Grupi i ekspertëve rekomandoi se punonjësit e shëndetësisë duhet të imunizohen të parët në të gjitha vendet e botës në mënyrë që të kemi një sistem shëndetësor funksional ndërkohë që virusi evoluon", deklaroi Kieny gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›