E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stojan:Pavarësia e Kosovës,e pakthyeshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot ambasadorin e Austrisë në Republikën e Kosovës, z. Walter Maria Stojan, i cili i solli letrat kredenciale. Me këtë rast Sejdiu i shprehu ambasadorit Walter Maria Stojan falënderimin për mbështetjen që Republika e Austrisë i ka dhënë Kosovës. "I shpreha falënderimet e mëdha për mbështetjen që Republika e Austrisë i ka dhënë Kosovës me një përkushtim të thellë edhe në periudha të gjata kohore, si dhe për përkushtimin për mbështetjen e Kosovës në aspektet e zhvillimit ekonomik, raporteve të arsimit, të shkencës dhe kulturës, si dhe investimeve të tjera në fushën e sigurisë me pjesëmarrjen në kuadër të EULEX-it dhe në mbështetjen për njohje të mëtejshme të Republikës së Kosovës do të vazhdojë pa dilemë", theksoi Presidenti Sejdiu.
Ndërsa, ambasadori i parë i Austrisë në Republikën e Kosovës, z. Walter Maria Stojan theksoi se Austria edhe më tej ka qëndrim të njëjtë sa i përket pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe se për Austrinë, pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm. "Siguria e një shteti multietnik nuk është vetëm në interes të Republikës së Kosovës, por shërben për sigurinë e tërë rajonit, e cila me të drejtë kuptohet si zemra e Ballkanit", tha ambasadori Walter Maria Stojan. Gjithashtu, ambasadori Walter Maria Stojan theksoi se vendi i tij e përkrah bindshëm vullnetin e integrimit të Republikës së Kosovës, procesin paqësor evropian dhe transatlantik

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›