Ndryshim cmimit te trojeve, tatimet hetojne tregun
Harta e cmimit te tokave ne te gjithe vendit do te ndryshoje, duke paraqitur vleren reale te trojeve. Kjo ishte kerkesa qe beri dje kryeministri Berisha ne mbledhjen e radhes te qeverise, duke kerkuar nga ministri i Drejtesise, Bujar Nishani dhe ai i Financave, Ritvan Bode te nisnin rishqyrtimin e cmimeve. Ai nuk ka ngurruar te deklaroje se cmimet e tokave ne rrethe nuk i pergjigjen asaj qe eshte shenuar ne hartat e qeverise, te cilat jane stratosferike. Berisha iu drejtua ministrit te Drejtesise, kur kerkoi te sillet urgjentisht harta e cmimeve dhe menjehere me pas, ministrit te Financave te cilit i kerkoi qe agjentet tatimore ne mbare Shqiperine, te ndermarrin hetimin e cmimeve te tregut dhe harta e cmimeve do te dale mbi bazen e hetimit serioz dhe me pergjegjesi te plote”. Sipas Kryeministrit, hartat aktuale te qeverise kane cmime stratosferike dhe nuk pasqyrojne realitetin mbi cmimet e tokes. Madje ai kerkoi me kembengulje qe keto praktika duhet te marrin fund njehere e pergjithmone dhe cmimet e tokave duhet te jene objekt i hetimi te here pas hershem. “Per fat jo te mire, kemi ende rrethe qe toka nuk shitet as edhe nje euro. Le te shkoje kushdo te gjeje se sa eshte tregu i tokes ne nje seri rrethesh dhe po te shohe hartat tona, ato jane stratosferike”, theksoi Berisha. Sipas tij, eshte e nevojshme qe te vendoset nje rregull, sipas te cilit organi tatimor duhet te beje hetimin, dhe mbi bazen e ketij hetimi do te percaktohet harta. Kryeministri tha se duhet te ndiqej ritmi i tregut per vendosjen e cmimeve dhe qeveria duhet t’i ulte ose t’i ngrinte keto cmime, ne menyre periodike. Qeveria, sipas Berishes, duhet te kete nje mekanizim i cili do ta vendos cmimin e tokes te perafert me bursen. F.M
Gabimi
Berisha tha se ishin bere gabime, per sa i perket cmimit te tokes, dhe qeveria ishte e gatshme t’i korrigjonte menjehere keto gabime. Sipas kryeministrit, ishte e nevojshme qe qeveria te ishte realiste, ne cmimet e saj.
Gabimi
Berisha tha se ishin bere gabime, per sa i perket cmimit te tokes, dhe qeveria ishte e gatshme t’i korrigjonte menjehere keto gabime. Sipas kryeministrit, ishte e nevojshme qe qeveria te ishte realiste, ne cmimet e saj.