“Meta, te nxjerre hartat e marreveshjes per kufijte, jo te flase si Berisha”
Partia Socialiste reagoi dje ndaj deklaratave te kreut te diplomacise shqiptare, duke i kerkuar qe te publikoje hartat e marreveshjes me Greqine. Permes nje komunikimi me mediat, deputetja socialiste, Olta Xhacka tha se, ne qofte se ka nje njeri qe nuk mund te flase as per moral njerezor, as per moral qytetar dhe aq me pak per moral politik, ky eshte Ilir Meta. “Jam sot ne deren e Ministrise se Jashtme te Shqiperise, per te kerkuar nga njeriu qe e bleu karrigen e ministrit te Jashtem duke shitur 83 mije vete, tek Familja ne Pushtet, qe te mos flase per interesin kombetar te shqiptareve, si nje kopjac i rendomte i Sali Berishes, por te nxjerre publikisht hartat e marreveshjes shume shqetesuese per kufijte detare”, drejtoi kerkesen Xhacka.