E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama, bojkoton zgjedhjet nga frika”

Fatjona Mejdini

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka frike te perballet ne zgjedhje, me Partine Demokratike dhe per kete arsye zgjedh rrugen e bojkotimit te zgjedhjeve. Ky ishte qendrimi qe mbajti nenkryetari i PD-se, njekohesisht kryetari i grupit parlamentar te kesaj partie, Astrit Patozi ne lidhje me vendimin e kryesise se PS-se, per te bojkotuar zgjedhjet e pjesshme lokale ne 5 njesite zgjedhore te vendit. “Rama po bojkoton zgjedhjet e pjesshme te 15 nentorit, nga frika e perballjes elektorale me PD-ne. Kjo edhe per faktin se PS i ka humbur te gjitha garat zgjedhore, qe nga koha kur ne krye te kesaj partie erdhi Edi Rama”, deklaroi Patozi per mediat. Sipas kryetarit te grupit te PD, ky vendim i kryesise socialiste, eshte nje vijim i absurdit dhe nje thellim i pengmarrjes se PS-se, nga ana e Rames. “Eshte nje hall personal do te thosha, i Edi Rames. Nuk ka te beje fare me pretendimet qe ata kane per zgjedhjet e 28 qershorit”, tha Patozi per vendimin e kryesise socialiste, per bojkot te zgjedhjeve. Por sipas kreut te deputeteve demokrate absurdi, i cili ka pushtuar kryetarin e PS-se, mund te shkoje edhe me thelle. Kryetari i grupit demokrat theksoi se kjo vije absurdi, e ndjekur prej Rames, mund te coje edhe ne bllokimin e mekanizmave te bashkise se Tiranes. “Ne kete logjike, Edi Rama mund te avancoje me tej absurdin, mund te kaloje deri ne anulimin e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak te Tiranes, me pretendimin se ka pasur probleme ne zgjedhjet e 28 qershorit”, theksoi nenkryetari i PD-se. Ne menyre te perseritur, perfaqesues te larte te mazhorances i kane bere thirrje perfaqesuesve te Partise Socialiste, qe te heqin dore nga rruga e bojkotit dhe t’i kthehen jetes normale parlamentare. Po keshtu kryeministri Berisha, ka theksuar se bojkoti i opozites eshte i denueshem edhe per fazen ne te cilen ndodhet vendi, kur pritet liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare dhe marrja e statusit kandidat ne Bashkimin Evropian. Nga ana tjeter, kryeministri ka theksuar se vendi ka nevoje per nje opozite dhe per kete arsye, eshte e nevojshme qe Partia Socialiste te luaje rolin e saj e te mbroje interesat e qytetareve, te cilet e kane votuar. Por PS dhe kryetari i saj, Edi Rama duken te vendosur ne qendrimet e tyre per te bojkotuar Kuvendin dhe zgjedhjet e pjesshme vendore, derisa sa mazhoranca te plotesoje kerkesat e tyre, per te hapur kutite e votimit ne disa zona te vendit.

Zgjedhjet

Pas nje muaji, me 15 nentor, ne pese njesi vendore, si ne komunat Otllak e Fierze dhe bashkite Fushe-Arres, Klos dhe ne njesine bashkiake nr. 10 ne Tirane, do te mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Koalicionet

Pas terheqjes se PS-se nga gara qe do te mbahet ne njesite vendore, LSI do te dal e vetme ne zgjedhje. Nga ana tjeter PD do te marre pjese ne zgjedhje me kandidat te perbashket, me partite e tjera te koalicionit te djathte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›