E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë,gjendet një makinë me eksploziv në Kombinat

Tiranë - Një makinë me eksploziv është gjetur mbrëmjen e sotme nga Policia e Tiranës në Kombinat.

Ngjarja e ndodhur rreth orës 22:50 në lagjen Kombinat mendohet të jetë e lidhur me një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur disa ditë më parë në lagjen Komuna e Parisit, ku humbi jetën e reja Megi Jakiçi dhe mbeti i plagosur Aleksandër Gocaj.

Policia: Makina dyshohet të jetë në pronësi të të dashurës së Aleksandër Gocaj.

Policia: Makina ku u gjet eksplozivi tip ‘Benz’, me targa KCJ 337. Në makinë u gjetën rreth 400 gramë eksploziv. Forcat xheniere të policisë kanë çaktivizuar eksplozivin.

Gocaj është plagosur me armë zjarri para pak ditësh te Komuna e Parisit gjatë një atentati. Nga atentati te Komuna e Parisit mbeti e vrarë aksidentalisht Megi Jakiçi.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›