Ndryshime Kushtetuese ne Kosove Pacolli i frigohet rrezimit te qeverise

Pacolli ka thene se shume shpejt do te filloje reformimi i sistemit zgjedhor me crast do te ndryshohet neni kushtetues qe Kosoven e percakton si nje zone te vetme zgjedhore
Presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli gjate nje takimi qe pati te henen me kryetaren e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve KQZ Valdete Daka ka bere te ditur se do te filloje procedura e ndryshimit te Kushtetutes se Republikes se Kosoves ne pjesen qe ka te beje me zgjedhjet.
Ndryshime Kushtetuese
Pacolli ka thene gjithashtu se shume shpejte do te filloje reformimi i sistemit zgjedhor me crast do te ndryshohet neni kushtetues qe Kosoven e percakton si nje zone te vetme zgjedhore.
Nderkaq i pyetur nga mediet rreth tentativave te publikuara ne medie per ta rrezuar ate nga pushteti nga ana e pjesetareve te shoqerise civile dhe mediet ai keto tentativa i ka quajtur destruktive.
Une nuk mendoj gjera destruktive une besoj se shoqeria kosovare ka nevoje per gjera konstruktive ato qe i ndihmojne qytetareve te Kosoves ato veprime qe i ndihmojne zgjedhjes sa me te shpejt te halleve te qytetareve te Kosoves. Eumlshte e drejt e tyre nese ata mendojne keshtu te veprojne. Une besoj qe shoqeria kosovare qofte ajo civile edhe ajo e spektrit politik eshte e vetedijshme ne veprimet e tyre dhe nuk kisha dashte qe te keqperdorin emrat e njerezve te shumte qe kane kontribuar ne ndertimin e kesaj shoqerie - ka thene Pacolli duke shtuar se ai do ta vazhdoje punen e tij pa marr parasysh se cka mendojne te tjeret.
Nderkohe presidenti siguroi qytetaret e Kosoves se asnjehere me Serbine nuk do te negociohet per statusin e Kosoves integritetin e saj dhe as per ndryshimin e Kushtetutes.
Dy ceshtje kunder Pacollit
Presidentit te Kosoves Behgjet Pacolli brenda javes do ti shkoje edhe lenda e dyte ne Gjykaten Kushtetuese. Kjo per faktin se Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka filluar te pergatise lenden sipas se ciles pretendohet se Pacolli shkeli kushtetuten pak minuta pasi u zgjodh president kur votoi per qeverine Thaci 2.
Zyrtar te AAK i kane thene Zerit se brenda javes qe vjen pritet ta perfundojne kete ceshtje dhe ta dergojne ne Gjykaten Kushtetuese ku do te kerkohet interpretim per veprimin e Pacollit.
Nenkryetari i AAK-se Ahmet Isufi ka thene se eshte iniciativa qe te dergohet lenda ne Kushtetuese. Lenden jane duke e pergatitur ekspertet e AAK-se dhe se nisma ekziston qe kjo lende te shkoje ne Gjykaten Kushtetuese - ka thene Isufi sipas te cilit nese kjo perkrahet nga partite opozitare nje gje e tille do te perfundoje se shpejti.
Ne do te konsultohemi edhe me partite e tjera opozitare dhe nese ata do te na mbeshtesin besoj qe lenda do te perfundoje brenda javes ne Kushtetuese - ka thene Isufi.
Ndryshe AAK ka vetem 11 deputete dhe per ta derguar kete ceshtje ne Gjykaten Kushtetuese duhet qe te mblidhen firmat e se paku 30 deputeteve. Per kete arsye AAK nuk mundet e vetme qe ta beje kete sepse duhet mbeshtetja edhe e partive te tjera opozitare LDK-se dhe Vetevendosjes.
Pacolli Njohje te reja nga Afrika dhe Lindja e Mesme
Kosoven se shpejti pritet ta njohin vende nga kontinente dhe rajone te ndryshme te botes. Ky premtim vjen nga Presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli.
Ai gjate nje takimi qe pati te henen me kryetaren e KQZ-se Valdete Daka deklaroi se mungesa e njohjeve te reja gjate kesaj kohe ka qene per shkak te nje vakuumi institucional. Por pavaresisht kesaj Pacolli tha se edhe gjate asaj kohe ka pasur njohje te shtetesise se Kosoves.
Ai ka theksuar se me ministrin e Puneve te Jashtme Enver Hoxhaj do te zbatohet nje program qe pershpejton procesin e njohjeve ndersa ka theksuar se ekipet e tij lobuese ende jane duke punuar ne kete drejtim duke mos hezituar te permend edhe kontinentet dhe rajonet prej nga pritet te vijne njohjet e reja.
Tani bashke me ministrin e Puneve te Jashtme kemi biseduar do te bisedojme prape per implementimin e nje programit diplomatik qe e kemi ne definim e siper program ky qe do te jete shume inovativ dhe besoj se do te pershpejton arritjen e njohjeve - u shpreh Presidenti Pacolli.