E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët e rinj në Elbasan, Berat e Korçë

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese, duke prekur drejtuesit e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan dhe Berat, si dhe strukturat e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

Sipas medieve, Kastriot Skënderaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Ai merr detyrën pas largimit të Fatmir Hoxhës, i cili deri tani drejtonte këtë strukturë.

Hoxha është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku është emëruar specialist në Drejtorinë për Integrimin.

Ndryshime ka edhe në strukturat e Policisë në Berat dhe Korçë. Luigj Vathi, nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Në këtë post, ai zëvendëson Drejtuesin Gëzim Zhupaj, i cili transferohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë dhe emërohet Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, Kryekomisari Dashnor Muhaj transferohet nga detyra e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe emërohet specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›