E Diel, 8 Nëntor 2026

Ndryshime në burgjet e Fushë-Krujës dhe Durrësit, emërohen drejtorët e rinj

Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Janë kryer ndryshime në drejtimin e disa Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, me qëllim rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e menaxhimit në sistemin penitenciar.

Në IEVP Fushë-Krujë është riorganizuar zinxhiri komandues, duke u liruar nga detyra drejtori Apostol Luca. Në vend të tij është emëruar Ervis Dedej, i cili vjen me eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve.

Po ashtu, Shef i Policisë në këtë institucion është emëruar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.

Ndërkohë, në IEVP Durrës është emëruar drejtor Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore.

Gjithashtu, Shef i Policisë në këtë institucion është caktuar Florian Masha, me një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, këto lëvizje synojnë forcimin e përgjegjshmërisë, rritjen e kontrollit dhe vendosjen e standardeve më të larta në funksionimin e institucioneve penitenciare.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›