E Diel, 8 Nëntor 2026

TIRANË/ Goditet skema e mashtrimit me bursa fiktive, zbulohet call center në apartament

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar përmes bursave fiktive, duke zbuluar një apartament të kthyer në call center në kryeqytet.

Operacioni policor i koduar “Fasada” u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Gjatë ndërhyrjes në një apartament në rrugën Sulejman Delvina, policia kapi në flagrancë dy administratorët e call center, Argest Rushi dhe Leonard Maksutaj, si dhe 12 operatorë që ushtronin aktivitetin e paligjshëm.

Sipas hetimeve, apartamenti ishte marrë me qira nga A. R., i cili në bashkëpunim me L. M. e kishte përshtatur si call center, nga ku kontaktoheshin shtetas të huaj me qëllim mashtrimin e tyre për të investuar në bursa fiktive.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, dy administratorët u arrestuan, ndërsa 12 operatorët u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 19 njësi kompjuterike, 2 aparate celularë dhe 1 DVR, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›