E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime ne rregulloren e parlamentit Shehu Te hiqet diskutimi i lire

Menjehere pas publikimit te kerkesave te socialisteve per ndryshimet ne rregulloren e kuvendit vijne reagimet e para nga demokratet. Deputeti i komisionit te ligjeve Tritan Shehu thote se votimi i hapur nominal nuk duhet te zevendesohet me ate te fshehte, pasi garanton transparence dhe pergjegjesi te parlamentaret. Ndersa per diskutimet e lira, ai ka nje qendrim krejt te ndryshem, thote se ato duhet te hiqen plotesisht pasi i koncepton si shkakun e deshtimit te shume seancave.

“Ndryshimet e bëra së fundi për krijimin e një hapësire më të madhe të votimit të hapur të deputetëve, votimit nominal të deputetëve, për element të rëndësishëm politikë, për instance të larta politike dhe të drejtimit të institucioneve të vendit, më duket një hap pozitiv. Kjo përgjegjshmërinë e deputetit, shton transparencën e parlamentit, shton përgjegjësinë e deputetit ndaj elektoratit të tij dhe padyshim forcon funksionet politike të deputetit. Për mendimin tim personal ai 60 minutësh nuk duhet të ekzistojë fare. Ajo është një eksperiencë sui generis e parlamentit tonë. Unë nuk di të ketë ndonjë parlament të botës ku mund të bëhen diskutime të tilla duke filluar që nga kozmosi e deri tek nëndeti në 60 minuta, pra për atë që do deputeti të flasë”- tha Shehu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›