Delegacioni kosovar ne New York. Jahjaga Statusi special per veriun do te conte drejt ndarjes

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, kanë zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, duke kërkuar përkrahjen e tij dhe të OKB-së për veprimet e qeverisë në vendosjen e rendit dhe ligjit në veri.
Në takimin me zyrtarët e lartë kosovarë, sekretari i përgjithshëm vlerësoi arritjet në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve të Prishtinës me misionet ndërkombëtare në vend, ndërsa theksoi si mjaft të rëndësishëm vendosjen e rendit dhe ruajtjes së stabilitetit në veritë Kosovës. Ai tha se çështjet e hapura ndërmjet palëve duhet të zgjidhen me dialog dhe se plani Ahtisaari ofron mundësitë më të mira për komunitetin serb.
Gjatë bisedës presidentja Jahjaga u shpreh se aksioni i përbashkët i Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in për zbatimin e marrëveshjes për vulat doganore me Serbinë, dëshmon partneritetin e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare. Ajo tha se statusi special për veriun e Kosovës do të rrënonte këto arritje dhe nuk do të garantonte integrimin, por do të çonte drejt ndarjes.
Ndërkaq Kryeministri Thaçi, gjatë takimit njohu Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki Mon mbi zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës. Ai tha se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtar, dy muajt e fundit ka ndërrmarë disa veprime për të vendosur sundimin e ligjit edhe në pjesën veriore të Kosovës. Kryeministri Thaçi ka theksuar në takim se Qeveria është e përkushtuar që në Kosovë të luftohet krimi dhe dukuritë tjera negative, të cilat 12 vitet e fundit janë toleruar në pjesën veriore të vendit. Duke folur për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kryeministri Thaçi ka theksuar se “është jetike që marrëveshjet e arritura të respektohen nga Serbia. Kosova është e përkushtuar ta implementojë pjesën e saj të përgjegjësive që dalin nga marrëveshjet, dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Serbia.”
Jahjaga dhe Thaçi kanë theksuar se Kosova është e përkushtuar që të bëhet anëtare e OKB-së dhe se kjo rrugë nuk ka alternativë tjetër. (/RTK)