Ndryshimet Kushtetuese, mazhoranca kërkon 2 javë kohë që të njihet me iniciativën
06-09-2012 / Gazeta 55
Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot për të filluar shqyrtimin e draftit te paraqitur nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, lidhur me disa ndryshime në Ligjin nr.8717, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Pas paraqitjes së bërë nga deputeti socialist, Pandeli Majko, Këshilli i Legjislacionit vendosi, pa asnjë votë kundër, që deputetëve t’i jepet koha racionale për t’u njohur me këtë iniciativë.