Aksident në Fushë Bulqizë, plagoset rëndë 55-vjeçari
Një person ka mbetur i plagosur rëndë, gjatë një aksidenti automobilistik të shënuar mbasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Bulqizë, ku një makinë ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga është përplasur me bordurat e rrugës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se makina e aksidentuar, me targa angleze drejtohej nga shtetasi Halit Zogu, 55 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të mëdha. Si rezultat i gjendjes së rëndë, Zogu është transportuar menjëherë me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Nga ana tjetër policia po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.