E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndryshimet klimatike, Guterres: T’i japim fund ‘luftës’ kundër natyrës, ose s’do kemi më një planet të jetueshëm

Bota duhet të pushojë “luftën e saj të pakuptimtë dhe vetëvrasëse kundër natyrës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duke veçuar kombet e zhvilluara dhe përdorimin e babëzitur të burimeve të planetit.

Guterres tha se nëse konsumi global do të ishte në nivelin e vendeve më të pasura të botës, “do të na duheshin më shumë se tre planetë Tokë”.

“Ne e dimë se çfarë të bëjmë dhe gjithnjë e më shumë kemi mjetet për ta bërë këtë, por ende na mungon lidershipi dhe bashkëpunimi. Kështu që sot u bëj thirrje udhëheqësve në të gjithë sektorët, na nxirrni nga kjo situatë”, tha Guterres.

Vendet e zhvilluara duhet të paktën të dyfishojnë mbështetjen financiare për vendet në zhvillim, në mënyrë që ata të përshtaten dhe të ndërtojnë elasticitet ndaj ndryshime klimatike që tashmë po ndodhin, tha shefi i OKB-së.

“17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Marrëveshja e Parisit tregojnë rrugën, por ne duhet të veprojmë sipas këtyre angazhimeve. Përndryshe, ata nuk janë gjë tjetër veçse ajër i nxehtë, dhe ajri i nxehtë po na vret”, theksoi Guterres.

Deklaratat Guterres i bëri në Stokholm ku u takua me kryeministren suedeze Magdalena Andersson përpara një konference dyditore për klimën dhe mjedisin.

“Ka një gjë që kërcënon gjithë progresin tonë, kriza klimatike. Nëse nuk veprojmë tani, nuk do të kemi një planet të jetueshëm”, tha Guterres./ Aljazeera

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›