E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Inteligjenca amerikane: Putini i sëmurë me kancer, u operua në prill

Shëndeti i presidentit rus, Vladimir Putin monitorohet vazhdimisht nga agjencitë e inteligjencës perëndimore, të cilat rregullisht prodhojnë raporte analizash mbi këtë temë. “Vlerësimi” i katërt dhe më i fundit i inteligjencës amerikane përmban dy lajme të rëndësishme.

E para: Putin dyshohet se iu nënshtrua një operacioni ndaj kancerit prillin e kaluar, sepse ai vuante nga një fazë e avancuar e kancerit. E dyta është se ka patur një atentat të planifikuar për ta vrarë në mars, një fakt që shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, e kishte përmendur tashmë.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës kanë qarkulluar zëra të ndryshëm për gjendjen shëndetësore të kreut të Kremlinit dhe pak ditë më parë për këtë foli edhe ministri i Jashtëm rus, Serghej Lavrov, i cili e mohoi diçka të tillë./ La Republica

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›